44 urdhër ndalime janë lëshuar nga Prokuroria e Kukësit për protestuesit që protestuan ditën e shtunë në Rrugën e Kombit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24 nga këto urdhër ndalime u ekzekutuan mëngjesin e së dielës, ndërsa 12 persona janë në kërkim.
Ndër emrat e publikuar në listë është edhe emri i ish-deputetit të PD, Azgan Haklaj.
Ndërkohë të gjithë të ndaluarit ndodhen në komisariatet e policisë së Tiranës. Ata u shoqëruan për në kryeqytet me qëllim shmangien e ndonjë incidenti mes policisë së Kukësit dhe banorëve.
Sipas prokurorisë, asnjë dosje nuk ka shkuar ende në gjykatë, dhe i mbetet gjykatës të vendosë se në cilin rreth do të zhvillohet caktimi i masës së sigurisë për protestuesit e ndaluar.
Nga precedenti i mëparshëm në Kukës gjatë vitit 2001, të ndaluarit gjatë një proteste u dërguan për vlerësim mase në Gjykatën e Dibrës. /abcnews.al