Në Spanjë janë të bindur.
Reali i Madridit e ka zgjedhur tashmë pasuesin e Cristiano Ronaldos dhe ai do të jetë Eden Hazard, raporton SuperSport.
Futbollisti belg i Chelsea-it, i cili aktualisht është i impenjuar me Djajtë e Kuq në Botërorin rus, ndiqet prej kohësh nga Los Blancos.
Për Hazard kalimi te Reali do të ishte një ëndërr e bërë realitet dhe kjo është një nga arsyet që 27-vjeçari nuk ka rinovuar kontratën e tij me Blutë e Londrës pasi gjithmonë ka pritur që në dritare të shfaqen kampionët në fuqi të Europës.
Për të bindur Chelsea-in nuk do të jetë e lehtë por duke patur në xhep ok e belgut për Realin do të jetë me lehtë dhe kalimi i Hazard në Santiago Bernabeu është mëse i mundshëm gjithmonë nëse oferta e Los Blancos kënaq presidentin rus të Chelsea-it Roman Abrahamovich për të lënë të lirë yllin e skuadrës së tij.