A bëhesh më i lumtur nëse ke një shtëpi më të madhe?

Nga Chris Foye, BBC

Dëgjojmë shpesh shqetësimin e njerëzve se ngritja e kullave të larta dhe çmimet e kripura po detyrojnë njerëzit që të jetojnë në banesa gjithmonë e më të vogla.



Por realiteti është se në Britani, shtëpitë janë më të mëdha se kurrë, me shtëpinë mesatare të rritur nga 88 në 90 metër katror prej vitit 2004 deri në vitin 2016.

Por çështja është se shpërndarja e hapësirës është bërë gjithmonë e më e pabarabartë. Pronarët kanë gjithmonë e më shumë hapësirë krahasuar me qiraxhinjtë e rinj, që mund të ndajnë shtëpinë me disa të tjerë.

Por, a të bën më të lumtur hapësira më e madhe e shtëpisë?

Një koleg nga Londra më tregoi së fundmi për hallën e tij, që kishte ardhur ta vizitonte nga Hong Kongu. Pasi kishte parë shtëpinë e saj sa një kuti këpucësh, ajo ndjente zili, jo keqardhje. Halla kishte rritur shtatë fëmijë në një dhomë dhe mendonte se ajo që po shihte ishte kulmi i luksit.

Kjo ilustron se niveli i hapësirës që presim ose aspirojmë varet nga ajo që jemi mësuar me parë.

Edhe nëse njerëzit zhvendosen në një banesë më të madhe, nuk duhet shumë kohë që të ndjejnë sikur nuk kanë mjaftueshëm hapësirë.

Një sondazh i imi ka zbuluar se kënaqësia e banesës së re rritet me 1.2 përqind në një shkallë prej shtatë pikësh. Por brenda tre viteve, rritja zhduket me 30 përqind, pasi pritshmëritë e njerëzve për hapësirën rriten.

Ju mund të mendoni se njerëzit me shtëpi të mëdha janë më të kënaqur me pronën e tyre.

Por edhe në një shtëpi mesatare, më shumë hapësirë nuk sjell rritje të lumturisë.

Pritshmëritë tona për hapësirën janë të kushtëzuara jo vetëm ku kemi jetuar më parë, por edhe nga fqinjët.

Kjo për shkak se shtëpia është një simbol statusi dhe ne ndjehemi keq kur të tjerët kanë shtëpi më të mëdha.

Një studim në SHBA ka zbuluar se prania e shtëpive të mëdha e rrit ndjeshëm efektin negativ tek fqinjët, edhe nëse ata kanë shtëpi shumë të mëdha.

Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit janë gati që të jetojnë në një hapësirë më të vogël, mjafton që të kenë më shumë se të tjerët…

Si vend, ne duket se nuk po bëhemi më të lumtur me banesat tona, edhe pse kushtet dhe hapësira janë përmirësuar ndjeshëm për shumë njerëz.

Një studim në SHBA arrin në konkluzione të ngjashme.

Ai sugjeron se kënaqësia ka mbetur e njëjtë që prej vitit 1980, edhe pse hapësira e banesave është rritur me 40 përqind.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252