Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi është dërguar në spital.
Ai është duke u trajtuar në Klinikën e Neurologjisë dhe nuk është në gjendje të rëndë.
Një mjeke i ka thënë gazetës Express se gjendja e Demaçit është e qëndrueshme ndërkohë që të afërmit e Demaçit kanë bërë të ditur se ai është dërguar në spital për shkak të tensionit dhe sheqerit në gjak.