Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.
Mësohet se një makinë është përplasur me një zetor, i cili i ka prerë rrugën pranë vendit të quajtur “Ura e Kardhiqit”.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i makinës, 35-vjeçari Klajdi Ngjelina, ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij Sali Ngjelina, i cili është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, në gjendje të rëndë.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjet e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.