Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit.
Mësohet se një trajler është përmbysur e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Viktima është Nikolin Gjoni, 42 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Kolsh.
Ndërkohë, qarkullimi i mjeteve në aksin Kukës-Tiranë është bllokuar.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve si dhe zhbllokimin e trafikut në rrugë.