Një aksident i trefishtë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Golem. Raportohet për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore të Golemit dhe janë përfshirë dy makina dhe një autobus.
Një mjet tip ‘Benz’ ka tentuar të parakalojë dhe është përplasur me autobusin, ndërsa pas tyre është përplasur edhe një makinë tjetër tip ‘Ford’. I plagosur nga aksidenti ka mbetur shoferi i mjetit tip ‘Benz’.
Nga pamjet e siguruara shihen dy mjetet të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.