Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Dy makina janë përplasur mes tyre në zonën e Ibës, vetëm pak metra larg tunelit të Elbasanit.Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i mjeteve dhe për pasojë janë krijuar radhë të gjata deri në dy kilometra.Dëshmitarë në vendngjarje i thanë Politiko-s se policia ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes.