Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ditën e sotme në Kuvend hodhi akuza ndaj kreut të demokratëve, Lulzim Basha se shkonte në protestën e Astirit me makinën e “Victoria Invest”.
Faktet tregojnë se Lulzim Basha përdor makinën “Mercedez Benz” i zi me targë “AA111EN”, Modeli “S350” me numër shasie “WDD2211561A293860”.
Kjo makinë është blerë në Mynih me datë 21.06.2010 nga Kompania “Victoria Invest”, ndërtuesja e lotit të tretë tek “Unaza e Madhe”, pronari i së cilës është dhe kumbari i vajzës Lulzim Bashës.