Almeda Abazi zbuloi pak kohë më parë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Ajo pranoi se është shtatzënë dhe na tregoi se shumë shpejt do të sjellë në jetë një djalë.
Almeda Abazi, pas tre muajsh do të bëhet nënë për të parën herë, dhe momente të ndryshme nga pritja e saj e ëmbël këto gjashtë muaj ka ndarë edhe me ndjekësit e shumtë virtual, përmes fotove apo videove të ndryshme. Këtë herë, bukuroshja shqiptare ka vendosur të tregojë më shumë duke na zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Në fotot e fundit të postuara në profilin e saj në Instagram, Almeda, shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shkruan në të: “Gjashtë muaj, dashuri”! Një nga ndjesitë më të bukura në botë, që duket se i kanë shtuar edhe më shumë ish-Missit shqiptar.