Analiza: 10 arsyet që shpjegojnë “Apokalipsin” e Gjermanisë në Botëror

Duket si një mallkim. Pas fitores së Botërorit, kampionët e kanë të pamundur për ta rigjetur vetveten katër vite më pas, në turneun e radhës. Gjermania është shembulli më i freskët për këtë. Spanja ka fituar Botërorin në vitin 2010, shkoi në “Brazil 2014” me pothuajse të njëjtën skuadër, por u eliminua që në fazën e grupeve. Joachim Löw e pa “mjekrën” e fqinjit të tij të zhveshur, ndaj u mundua të bënte një “tranzicion të ëmbël” te Gjermania. Por, ajo ka shpërthyer në duart e tij. “Mannschaft”, për herë të parë në histori, i thotë lamtumirë Botërorit që në fazën e grupit. Këto janë disa nga arsyet për “fiaskon” e saj.

1. Mbrojtje e ngathët me Hummels dhe Boateng
Vetëm Egjipti (16 gola) dhe Koreja e Jugut (15) kanë pësuar më shumë gola sesa “Mannschaft” (14), deri më tani, në Botërorin e Rusisë. Jérome Boateng (i ndëshkuar me karton të kuq kundër Suedisë) dhe Hummels (jo në optimalen e tij) kanë treguar se çdo kohë e kaluar ishte më e mirë për ta. Çdo herë, kur ishte koha që të vraponin prapa, ata vuajtën shumë për shkak të mungesës së shpejtësisë së tyre. Meksika, me kundërsulmet e saj, diti ta shfrytëzonte më mirë se kushdo tjetër menaxhimin katastrofik të tranzicionit të mbrojtjes së Gjermanisë.



2. Pa Sané, pa “përmbytje”
Eliminimi i Gjermanisë e bën përjashtimin e Leroy Sané nga lista prej 23 lojtarësh edhe më të pashpjegueshme. Lënia në shtëpi e lojtarit më të mirë të ri të Premier League, sipas “PFA”, e ngarkon me shumë përgjegjësi trajnerin Joachim Löw. Dhe të mendosh se bëhet fjalë për një futbollist të gjithanshëm, që mund të luajë si anësor, “playmaker”, në sulm. Sané dallon nga driblingu i tij djallëzor, ideale për të shprishur mbrojtjet e përforcuara dhe të mbyllura.

3. Pa një referencë në sulm
Trajneri Löw nuk ka “kënduar” asnjëherë në Kupën e Botës, ose në fushatën kualifikuese të “Rusia 2018”, me një golashënues. Müller dhe Sandro Wagner (jo i thirrur në Rusi) përfunduan si shënuesit më të mirë të fazës së kualifikimit me nga pesë gola. Gjermania e thyen rekordin e golave ​​(43) falë faktit se për të shënuan 21 lojtarë të ndryshëm. Sidoqoftë, i ka munguar “Mannschaft” një golashënues i kontrastuar. Ajo e lë “Rusia 2018” me vetëm dy gola të shënuar nga Reus dhe Kroos kundër Suedisë. Werner (13 gola) erdhi si lojtari, i cili shënoi më shumë gola në Bundesligë, sezonin e fundit, por nuk e gjeti rrjetën në Botëror.

4. Kimmich varur
Mesfushori i Bayern Munich ishte pasuesi më i mirë në eliminatore, me nëntë asistime. Gjermania u mjaftua për t’i zgjidhur problemet e saj përmes rrymave të vazhdueshme të Kimmich në të djathtë, gjë për të cilën rivalët ishin të njoftuar dhe morën masa. Përkundrazi, më shumë i ruajtur, “trashëgimtari i Lahm” nuk pati ndonjë lavdi në mbështetjen e sulmit. “Mannschaft” humbi, në këtë mënyrë, “damarin” e madh të saj.

5. Kroos, shumë i vetmuar
Gjithë përgjegjësia, kur vinte fjala për marrjen dhe luajtjen e topit, ra mbi Kroos. Khedira u rrëzua dhe u largua nga Real Madridi vetëm në kohën e mosmarrjes dhe mosluajtjes shpejt të topit. Kroos e merrte topin nga Hummels ose Boateng (pothuajse) në pozicionin e qendrës së tretë dhe duhej të vepronte në një ekip me tri gjysmë-pyka (Müller, Özil, Draxler), që ishin më afër zonës rivale se topi. Gjermania, me vetëm një mënyrë për ta nxjerrë topin përpara, po bëhej shumë e parashikueshme.

6. Shumë zhurmë e jashtme
Grumbullimi dhe përqendrimi gjerman për Botërorin filloi keq. Fotografia kontradiktore e Ilkay Gundogan dhe Mesut Özil, së bashku me presidentin turk, Tayyip Erdogan, shpërtheu qetësinë dhe klimën e punës në kombëtaren e drejtuar nga Joachim Löw. Gündogan u vërshëllye në miqësoren kundër Arabisë Saudite (1-1) dhe pa se si “makina” u thye. Effenberg, ndër të tjera, bëri thirrje për dëbimin e të dy lojtarëve.

7. Pse Neuer përpara Ter Stegen?
Neuer, megjithatë i portretizuar mes humbësve “VIP” kundër Koresë, nuk është aspak përgjegjës për eliminimin e Gjermanisë. Përkundrazi. Ai ka performuar mirë, pas gati një sezoni bosh. Është e vështirë të kuptohet, megjithatë, kokëfortësia e trajnerit Löw për të vënë bast me portierin e Bayern Munich si startues përpara Ter Stegen, që ka pasur një sezon tij të madh në Barcelonë.

8. Një ekip i formës së ulët
Gjermania ka kaluar nëpër Kupën e Botës duke shfaqur një formë alarmante. Duket se asnjë ndërkombëtar i saj nuk e ka arritur “Rusia 2018” në një gjendje optimale. Draxler, apo Khedira janë shembuj të mirë në këtë drejtim. Mungesa e shkëndijës, që tashmë ishte evidentuar si problem në miqësoret e mëparshme: humbja ndaj Austrisë (2-1) dhe fitorja minimale ndaj Arabisë Saudite (2-1), vijoi edhe në tri ndeshjet e Botërorit. Një “paradhomë”, që shërbeu për të përforcuar dinamikën e keqe të “Mannschaft”, deri atëherë: pesë ndeshje, tri barazime dhe dy humbje, pa fituar.

9. Ku janë Özil dhe Müller?
Dy prej lojtarëve të thirrur për të tërhequr “makinën” e rëndë gjermane kanë qenë plotësisht të humbur. Müller, në grup, nuk ka shënuar dallime. Ai erdhi me synimin që t’i afrohej 16 golave ​​të Kloses në Kupën e Botës (ka 10 gola deri më tani), por po largohet “hi e pluhur”. Në fakt, ai ishte një zëvendësues kundër Koresë, për herë të parë në një Kupë Botërore. Özil, gjithashtu, shkoi në stol pas ndeshjes së tij të keqe kundër Meksikës. U kthye në formacionin titullar kundër Koresë, por thjesht për t’u mbytur bashkë me anijen. Nuk e bën dot më dallimin. Parregullsia e treguar tek Arsenali është bërë shenjë dalluese e tij. Ndoshta mund të ketë luajtur minutat e tij të fundit me “Mannschaft”. “Ai ka gjuhën e trupit si të një bretkoce të vdekur”, – tha Basler.

10. Timoni i Löw
Trajneri gjerman ka dashur të qëndrojë besnik ndaj “peshave të rënda”, ndaj kampionëve të botës në “Brazil 2014”, duke prezantuar disa modifikime. Pamje e vështirë. “RevoLöwción” i tij ka mbetur në gjysmë të rrugës. Ai uli në stol Özil dhe Khedira kundër Suedisë, u përpoq të lërë jashtë Müller kundër Koresë, por asgjë nuk shkoi mirë./TeleSport


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252