Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të mos lejojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të vizitojë fshatin Banjë në komunën e Skënderajt për shkak të protestave dhe bllokimit të rrugës nga qytetaret.
Zëdhënëse e BE, Maja Kocijancic tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës.
“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit që të garantojnë sigurinë dhe qarkullimin e lirë gjatë ditës në rrugët e vendit. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet në këto momente”, ka thënë Kocijançic.
Sipas saj, vizita e Vuçiçit ka kaluar e qetë me angazhimin e të gjithë aktorëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë.
Kujtojmë se presidenti serb, pritej të vizitonte fshatin Banjë gjatë vizitës dy ditore në Kosovë, por pas anulimit të lejes nga kryeministri i Kosovës për shkak të protestave, ai ka vizituar veriun e Mitrovicës.
Vucuci ja arriti qellimit .
Te Provokoje shtetin e Kosves .
Efekti psikologjike i mospasjes qetesi e shtet te pamvarur ,
tronditja e radhes e diplomacise Europiane goditi aty ku duhet .
Kosovaret jane prekur dhe si te tille nen emocione mundet edhe te gabojne .
Kte don te arrij BE-ja per te nderlikuar akoma me tej
moslenjen te qete ,shtetin Kosovare te zhvillohet e ndryshoje .
Cfar politike diskriminuse e fashiste ,te mbeshteses akoma nji shtet Kriminel
qe do duhej i gjithi te denohej nga Bota ,per krimet monstruoze e gjenocidin
qe kryen ne shekuj ne popujt e pambrojtur te Ballkanit nderkohe
qe serbia ben trimin ,nen armet Ruse dhe mbeshtetjen e politikave fashiste europiane .
Por shqiptaret e njohin mir qurrashin serb dhe kan ditur ti pergjigjen
ne cdo kohe .
Boll e msakruat Ballkanin duke e mbajtur permanent ne Lufte fashista Europaine