Hekura Hoxha, një nga porositësit e heroinës që prodhohej në laboratorin e Hasit, është arrestuar nga Policia e Shtetit.
48-vjeçari Hekuran Hoxha nga Xhafzotaj i Durrësit, dyshohet se ishte një ndër personat e lidhur me Admir Hoxhën që heroinën që prodhohej në Has e trafikonin jashtë Shqipërisë.
Gjithashtu Hekuran Hoxha rezulton i arrestuar si pjesë e një grupi që trafikoi 30 kg heroinë nga Turqia drejt Europës.
Hekuran Hoxha dyshohet se është pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal në Durrës.