Autoriteti i Përgjithshëm i Sporteve të Arabisë Saudite ka konfirmuar se do të presë SuperKupën e Italisë që nga sezoni i ardhshëm.
Lajmi u konfirmua në llogarinë zyrtare të GSA në “Twitter”, megjithëse organizata gabimisht i referohej SuperKupës si “Finalja e Serie A” në mes fituesit të titullit të Seria A dhe finalistit të Kupës së Italisë.
Marrëveshja ndërmjet Arabisë Saudite dhe Lega Serie A thuhet se është me vlerë rreth 7 milion euro, me 45% secili për Juve dhe Milan dhe 10% që shkojnë në Ligë.
Ai shënon 10 herë që loja do të luhet jashtë Italisë, ndërsa kombi arab ndjek hapat e Shteteve të Bashkuara, Libisë, Kinës dhe Katarit.
SuperKupa e Italisë do të diskutohet mes Juventusit dhe Milanit.