Liverpooli ka arritur akordin me Stoke Cityn për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor të Zvicrës, kosovarit Xherdan Shaqiri, i cili pritet të kryejë testet mjekësore brenda kësaj jave.
Edhe pse tentativa për Fekirin mund të rigjallërohet, ekipi i Jurgen Kloppit ka lëvizur duke arritur progres në joshjen e Shaqirit për të veshur fanellën e Liverpoolit.
Sipas “Telegraph”, Liverpooli ka rënë dakord të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së 26-vjeçarit, që besohet të jetë diku 13.75 milionë paund.
Këtë të premte do të kryhen edhe vizitat, sipas këtij tabloidi, e duke qenë se nuk pritet të zbulohet ndonjë problem shëndetësor, kosovari zviceran do të jetë blerja e tretë e klubit.
Liverpooli do të jetë një tjetër mundësi e artë për anësorin zviceran për t’u riafirmuar në nivelet më të larta, pasi nuk mundi të shkëlqente me Bayern Munchen dhe Interin.
Por, mediet zbulojnë gjithashtu se Shaqiri nuk pritet të jetë “zgjedhje e parë” e Kloppit, por një zëvendësues i denjë për Sadio Mane apo Mohamed Salah.