Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, nuk ka qenë mjaft e pranishme në mediat tona ashtu sikurse ka ndodhur me ambasadorët para saj.
Por megjithëse ajo është përpjekur të qendrojë larg mediave, atyre nuk ka mundur t’u shpëtojë një konflikt i heshtur i saj me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Siç raporton Dita, që prej ardhjes së saj në Tiranë, Vlahutin ka “zemëruar” së tepërmi ministin Bushati.
Arsyeja e zemëratës se Bushatit është veprimi i Vlahutin sapo hyri në zyrën e saj në Tiranë.
Vlahutin menjëherë pushoi disa prej bashkëpunëtorëve të vjetër dhe një ndër ta ishte këshilltarja juridike që për koincidencë është gruaja e ministrit Bushati.
Nuk dihet nëse Vlahutin e pushoi zonjën Bushati për të shmangur një konflikt interesi apo për shkak të profesionalizmit të saj, por këtë gjë duket se nuk e ka kapërdirë ministri Bushati.
E ndërsa rruga drejt Europës për Shqipërinë është në fazat e saj më të rëndësishme, një incident që mund të konsiderohe paksa banal, e bën edhe më të vështirë komunikimin politik midis Bushatit dhe të dërguarës së BE në Shqipëri.
Ne qoftese Bushati ka problem komunikimi me Ambasadoren per shkak te gruas atehere ai nuk eshte profesionist dhe per rrjedhoje demton Shqiperine. Veshtiresia ne komunikim qendron vetem ne anen e Ministrit dhe kjo ceshtje duhet adresuar! Banalja ne kete mes qendron ne mentalitetin provincial te ministrit, ketij ministri qe i duhet te binde BE-ne se ne jemi te afte te sillemi te civilizuar apo qe jemi pjese e Evropes jo vetem gjeografikisht.
hajt se ja ka gjet vendin ministri mos ja qani hallin po si i bihet me ata 1 milion te papunet e tjere?!
Keto jane norma nderkombetare te padiskutueshme. Nuk mund te jete nje pjestar familje i nje personi qeveritar te qeverise X, (aq me pak i dipllomacise se jashteme), ne ekipin e nje ambasadoreje te jashteme te caktuar ne kete qeveri dhe shtet X. Nese Bushati mban meri per kete, tregon se nuk ka mesuar as normat me elementare te se drejtave nderkombetare.