Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” i është rikthyer sërish çështjes së basteve, të cilat u mbyllën me vendim qeverie me 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.
Manjani pohon se as Enver Hoxha dhe as kryeministri Edi Rama nuk e zhdukën dot bastin, ndërsa sipas tij, politikanët i flasin popullit për borgjezi kur vetë jeta e tyre është e njejtë me të tyren.
“As shoku Enver e as shoku Edvin nuk e zhdukën dot bastin. Popullit i flasin për “borgjezë”, ndërsa vetë jetojnë si ata dhe me ata…
Nejse, vërtetë “kishim kohë” (që nga ajo kohë) që s’kishim parë të vihej bast fshehtas…”, shkruan ai.