Nëse u ka ardhur në majë të hundës nga puna dhe rrëmbeni një biskotë apo çokollatë, nuk jeni të vetmit.
Punonjësit që kalojnë një ditë të keqe janë më të prirur për të ngrënë ushqime që të shëndoshin.
Ndërkohë punonjësit që kanë një ditë të mirë në punë, janë të prirur që të hanë ushqime të shëndetshme si sallata apo sanduiçë me pak kalori.
Më shumë se tre të katërtat, ose 77 përqind e 2 mijë punonjësve britanikë të pyetur, thonë se humori në ditën e punës ndikon në ushqimin që hanë në drekë.
Gjysma e tyre thonë se duan të hanë shëndetshëm kur kalojnë një ditë të mirë në punë.
Por kur kanë një ditë të keqe, 54 përqind thonë se i braktisin planet për ushqim të shëndetshëm dhe hanë ushqime të shpejta.
71 përqind thonë se një ditë e keqe në punë është justifikimi i duhur për të ngrënë ushqim të pashëndetshëm.