Herolind Shala, një nga të larguarit nga kombëtarja e Shqipërisë drejt asaj kosovare ka lëshuar një mesazh pas ndeshjes.
Ai flet me një mllef, duke pretenduar se i kishin nënçmuar.
Megjithatë në fund të postimit ka një gafë nga ana e tij, ndoshta edhe prej emocioneve të shumta, raporton Panorama Sport.
“Të dua vendlindja ime”, shkruan në fundin e positmit, ndërkohë që vendlindja e Shalës është qyteti Porsgrun, Norvegji.
Nga ana tjetër më miqësor ka qenë Milot Rashica.
Ai në foton e fundit të ndeshjes shfaqet me dy palestrina në duar, ku dallohet qartë se njëra është më flamurin e Kosovës dhe tjetra me atë të Shqipërisë.
Edhe mesazhi është kuptimplotë. Rashica ishte një nga ata që De Biazi nuk e mori në Europian, në listën përfundimtare ai ngeli jashtë.