Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për dekretimet e ministrave të rinj nga presidenti Ilir Meta si dhe mosdekretimin ende të kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të jashtëm, pas refuzimit të Gent Cakës në këtë post.
Duke folur nga Elbasani, Taulant Balla u shpreh se sot brenda orës 17:00 duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve nga Meta pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kriteret.
Sipas Ballës, Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës dhe duhet t’i japë fund një historie të pakuptimtë.
Sa i takon akuzave që kabineti i ri është teknik sesa politik, Balla tha se ministrat e rinj janë përfaqësues që kanë kontribuar në fushën politike.
Kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla, ishte në Elbasan për të prezantuar prefektin e ri Gledian Llatja.
Ai tha se emri i tij është “opsion i mirë si kandidat për Bashkinë e Elbasanit”.
kot po e levizni Qazon, lejeni se ja ka marre doren.