Taulant Balla u shpreh në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se Presidenti Ilir Meta “ka prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës”.
Kur u pyet nëse do të ketë një nismë ligjore për shkarkimin e Presidentit, Balla u përgjigj: “Do të ketë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidhur këtë ngërç të shkaktuar artificialisht”.
“Për të shkarkuar Presidentin e Republikës duhen 2/3 e Kuvendit. Ne ndihemi mirë që opozita është e përfaqësuar në Presidencë”, tha me ironi kreu i grupit socialist./TCH/