Prokuroria për Krimet e Rënda ka bërë publik këtë të premte pretencën për bandën e të akuzuarve për 3 grabitje të bujshme bankash.
Në total për të 8 akuzuarit Prokuroria ka kërkuar 127 vite burg.
1-Dash Kupa 20 vjet burg
2- Ernest Kupa 19 vite e 8 muaj burg
3- Neim Avdyli 20 vjet burg
4- Ditjon Memlika 5 vjet e 8 muaj
5- Admir Çerpja 5 vjet e 8 muaj
6- Fatjon Xhyliu 16 vite burg
7- Dritan Sinani 16 vjet burg
8- Aleksander Murataj 24 vjet burg
Nga ky grup është ende në kërkim Admir Murataj.
Grabitja e parë e këtij grupi ka ndodhur në vitin 2015, kur u sulmua Union Bank, për t’u vjedhur prej andej 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.
Vetëm pak muaj më vonë do të vinte edhe grabitja e dytë, e suksesshme për shuma më të mëdha, me rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe valuta të tjera të vjedhura.
Grabitja e tretë dhe më e rënda ishte ajo e ndodhur pranë Rinasit, ku u rrëmbyen në rrugë nga automjeti shoqërues i policisë private 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.