Banorët e Astirit kanë zgjedhur të ndryshojnë “kurs” të protestës së tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu do të marshojnë pas pak minutash drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Gazetari i “BalkanWeb”, Klajdi Bodlli ka njoftuar se qytetarët e “Astirit” të cilët preken nga projekti i Unazës së Re do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do të “mësyjnë” shtëpinë e shefit të qeverisë.
Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti. Deputeti demokrat, Klevis Balliu që nga fillimi i protestës ka mbështetur çdo ditë banorët ë kësaj zone, ndërsa prej aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe institucioneve ligj-zbatuese.