Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe grupi i saj ka shkuar në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.
Banorët e unazës me thirrjet “Lironi çunat tanë, burgosni Gjiknurin e Qendron” treguan se nuk do të dorëzohen duke mbrojtur shtëpitë e tyre.
Gjithashtu banorët bënë thirrje që të lirohen të afërmit e tyre të cilët janë ndaluar për shkak të tensionit të ndodhur para Kuvendit me 22 nëntor , ditë kjo ku efektivja Ina Nuka u plagos me kapsolle dhe humbi dy gishta të dorës së djathtë.
“Presioni i atyre është një forcë përne, bashkimi bën fuqinë. i bëj thirrje Edi Ramës, Damianin, Afrimit të cilët po pëlcasin sepse jam sërish pranë jush. Ne këto shtëpi do ti mbrojmë me gjak, banorët e Unazës së Madhe nuk kanë ndermend të dorëzohen. Lironi çunat tanë, burgosni Gjiknurin e Qendron” , thanë banorët.
Ndërkohë Basha krah banorëve tha se askush nuk e konsumon më çorbën e propagandës që gatuhet nga Rama.
“Studentët paguajmë më shumë, spitalet janë në gjendja katastrofë. Duhet çlirimi i politikës të lidhur me krimin dhe politikanë të lidhur me krimin. Bashkë do t’ia dalim ashtu siç po ia dalin banorët e unazës së re, siç janë dolën edhe studentët. Do ta sprapsin Edi Ramën. Askush nuk e konsumon çorbën e qelbur të Edi Ramës.
Të gjithë që ngritën kartonat kundër ligjit kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit, e kanë bërë se janë kapur në flagrancë siç janë kapur Rama e Veliaj duke devijuar lumin e Lanës dhe projektin në mënyrë që një trafikanti droge të përfitojë.
Sot, në emër të opozitës, i bëj thirrje qytetarëve që të nda ndihmojnë që ndryshimi i një klike të korruptuar politikanësh të lidhur me krimin, ta imponojmë me forcën e rezistencës qytetare. Së bashku do ja dalim, siç ja kanë dalë këta qytetarë-tha ai.
(BalkanWeb)