Kryetari i opozitës Lulzim Basha thotë se pas projektit të Unazës së Madhe qëndron vetë Edi Rama.
“Ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij me probagandë nga mëngjesi deri në darkë po i ushqen njerëzit me mashtrime dhe gënjeshtra me shpresën se do të arrijë të triumfojë anti-ligji…Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur direkte nga Edi Rama. Gjithçka është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama”, tha Basha.
Sipas tij, çdo ligj i mundshëm është shkelur.
Duke iu referuar shpenzimeve që sjell projekti për Unazën e Madhe, Basha tha ndër të tjera se, “në një rrugë ekzistuese të kryeqytetit do të harxhohet 2 mije euro për një cm rrugë”