Pas vendimit për të lënë me arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Bashkimi Evropian, ka përgëzuar punën e bërë së fundmi nga institucionet publike të Shqipërisë.
Me një deklaratë të shkurtër nga zyra e BE-së ku ambasadore është aktualisht Romana Vlahutin, përveç se nuk përmendet emri i ish-ministrit të Brendshëm, kërkohet edhe që ‘prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës’.
BE rikujton se, prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore.
“Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”,- thuhet në njoftim.
ket e kan kriminelet rama,xhafa,frrok,ndok ,prenga e artr busha zedhens dhe avokate siq kan lu leck te tyre.me kriminel si doshi,xhafa vetem koqet e evropes kapim.veten per meshir ndoshta.