Berisha pret kryetarin e Lëvizjes Besa, ja për çfarë diskutuan…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim kryetarin e Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami. Mësohet se kryefjala e takimit mes tyre ishin padyshim zhvillimet e fundit në shtetin fqinj siç ishte votimi i amendamenteve kushtetuese.

“Te dashur miq, sot prita në një takim të veçantë, kryetarin e Lëvizjes BESA, të Maqedonisë së Veriut, z. Bilall Kasami, të shoqëruar nga studiuesi dhe veprimtari i mirënjohur Prof. Arsim Sinani.



Në këtë takim, zoti Kasami me njohu me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, procesin e votimit të amendamenteve Kushtetuese në Parlamentin e vendit për sanksionimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, si dhe përpjekjet dhe kontributin e Lëvizjes Besa dhe partive opozitare shqiptare, për ridimensionimin në këtë proces të problemeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe identitetin e kombit shqiptar në Maqedoni.

Shpreha vlerësimin tim të madh për votimin e amendamenteve kushtetuese, rolin vendimtar të forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Qeverisë së këtij vendi, që bënë të mundur këtë votim i cili i hap rrugën Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin në NATO dhe BE, dhe i dha një përgjigje të merituar përpjekjeve bllokuese dhe destabilizuese të Rusisë dhe Serbisë në rajon.

Gjithashtu, përgëzova me këtë rast forcat politike shqiptare opozitare të Maqedonisë së Veriut, udhëheqësit e këtyre forcave, z. Bilall Kasami dhe z. Ziadin Sela, për vendosmërinë e tyre për ridimensionimin nëpërmjet negociatave të suksesshme të disa prej çështjeve thelbësore të shqiptarëve në Kushtetutën e dy vendeve, të lidhura me identitetin, shtetësinë e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me qëndrimin tuaj dhe të partisë tuaj, ju, direkt e bëtë Marrëveshjen e Prespës një marrëveshje që shpreh qartësisht më mirë interesat më të larta të qytetarëve me origjinë shqiptare, por edhe atyre me origjinë maqedonase e të tjera, të cilët duan të jetojnë të lirë e të barabartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Biseda ishte e hapur dhe miqësore. Sb”, shkruan Berisha./BW/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252