Një ditë më parë në Pukë ka humbur jetën një 12-vjeçare, e cila raportohet të jetë prekur nga fruthi.
Në një mesazh të publikuar ditën e sotme në facebookun e tij, ish-kryeministri Sali Berisha flet për një të vërtetë tjetër të ngjarjes së rëndë.
Sipas denoncuesit, vajza ka vdekur për shkak të bllokimit të rrugës, pasi ajo ishte e sëmurë që tre ditë.
“E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez! Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen, dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza, ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejt Tiranes me helikopter. Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes. Te pershendes naten Doktor”, shkruan Berisha.