Në kohën që në Tiranë nisi punimet Kuvendi, opozita zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, aty ku sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kriminelët kanë 6 muaj që po e terrorizojnë këtë qytet.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, nga Shkodra ka thënë se opozita është aty për të mbrojtur qytetarët, ndërsa Rama rri në Tiranë.
Ai është shprehur se opozita nuk e ka bojkotuar parlamentin por ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuara me të.