Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit. Vetëm 202 deputetë të parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes.
Kjo është disfata më e madhe e një qeverie në pushtet në Britani gjatë një votimi. Opozita mund të provokojë tani zgjedhje të parakohshme.
Laburistët do kërkojnë mocion mosbesimi ndaj kryeministres Theresa May. Plani i saj parashikonte daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian më 29 mars të këtij viti. Tashmë Brexit është zhytur në kaos dhe konfuzion.