Gjunjët e mavijosur dhe të fryrë, këmbët e gjakosur, venat e fryrë, akull te plagët dhe një lojtar me brinjë të thyer.
Kjo foto e mrekullueshme është një pasqyrë brutale e ragbisë moderne – dhe është vetëm fillimi i turneut.
Pesë ditë pas mbërritjes në Zelandë të Re, British and Irish Lions mposhtën New Zealand Provincial Barbarians me rezultatin 13-7.
Kjo pamje fantastike është fotografuar nga Dan Sheridan dhe menjëherë është kandidat në Irlandë për fotografinë më të mirë të vitit 2018. Sheridan i cili është fotografi zyrtar i ekipit deklaroi.
“Kjo ishte ndeshja e parë e turneut dhe tregon se sa të përkushtuar janë lojtarët; ata bëjnë të pamundurën. Është një privilegj që kam mundësinë të fotografojë ato momente që nuk shfaqen gjatë ndeshjes.
Kjo është e mundur vetëm po fitove besimin e lojtarëve dhe të krijosh një marrëdhënie pozitive me ta.
Sekreti qëndron te fakti që duhet të jesh i padukshëm në ato momente, në mënyrë që mos ta shohin kamerën dhe të sillen natyrshëm”./Eduasportin.com/