Vetëm 2 javë ka zgjatur atraksioni turistik, xhami i vendosur mbi Tower Bridge në Londër.
Shishja e birrës e një turisti duket se e shkaktoi çarjen e parë mbi xham dhe më pas takat e një femre kanë bërë që xhami të plasaritet shumë.
Një nga turistët, Peter Gordon i ka bërë një foto të xhamit.
“A ishit në kullë sot, duket se shishja e birrës së një turisti ka shkaktuar një të plasaritur në xham”.
Zyrtarët e Londrës kanë siguruar se, nuk bëhet fjalë për një thyerje xhami, por vetëm plasaritje e një xhami mbrojtës sipërfaqësor.
Kalimi transparent në Kullën e Londrës është i përbërë nga 5 shtresa xhami dhe vetëm njëra prej tyre, ajo e fillimit është çarë.
Kjo shtresë mësohet se, është projektuar në mënyrë që në raste thyerje apo dëmtime të zëvendësohet lehtësisht dhe të mos krijojë probleme.