Në një kohë kur të gjithë janë sy e veshë nga Lozana dhe në pritje të gjyqit përfundimtar mes Skënderbeut dhe UEFA-s në lidhje me pezullimin 10-vjecar nga Kupat e Europës, duket se gjërat diku kanë ngecur duke vënë në dyshim atë çka klubi kampion i Shqipërisë ka thënë deri më tani.
Të paktën kjo është ajo që del nga e-mail që redaksia e SportNews ka shkëmbyer me sekretariatin e Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkalla e fundit e gjykimit të betejës disa vjeçare mes kampionëve të Shqipërisë dhe raportit të inspektorëve të UEFA-s, që përpiluan masën ekstreme për bardhekuqtë.