Si mendoni, a ndikon?
Loren është një eksperte britanike dhe ajo thotë mos të shqetësoheni.
Trupi i femrës është bërë ashtu që të jetë elastike dhe të mund të zgjerohet që t’i përshtatet madhësisë, nga penisi e deri te lindja e foshnjës. Edhe penisi më i madh në botë nuk mund të krahasohet me foshnje dhe nuk do të ndikojë në madhësinë e vagjinës, thotë ajo.
Vagina kur është e stimuluar seksualisht, kalon nëpër ndryshime fizike. Rritja e qarkullimit të gjakut në këtë pjesë shkakton rrafshimin dhe shtrëngimin e mureve të vaginës. Kur muret relaksohen, ato zgjerohen dhe i japin hapësirë vaginës të akomodojë penisin varësisht prej madhësisë. Nëse pas seksit nuk ndjeheni “ngushtë” sikur para tij, mos u shqetësoni.
Vagina juaj është zgjeruar për t`iu përshtatur partnerit tuaj për një kohë të caktuar dhe do të kthehet në formën e mëparshme shumë shpejt- tek disa për disa minuta, tek të tjerë pas disa orëve. Ndonjëherë varet edhe nga faktorë të tjerë mirëpo prapë kthehet në pozicionin e vjetër, thotë ajo.
Nëse nuk ndjeheni “ngushtë”, problemi nuk qëndron në vaginë por në muskujt e legenit. Ushtrimet Kegel mund të ju ndihmojnë me këtë dukuri por shumica e njerëzve nuk i bëjnë si duhet.
Numri i madh i marrëdhënieve seksuale dhe penisi i madh nuk kanë ndikim afatgjatë në madhësinë e vaginës. Mos harroni të përdorni lubrifikant dhe të zgjatni para-lojën me qëllim të arritjes së kënaqësisë gjatë seksit.
DONI ME DIT SE CFAR NDODH CARJA E DUBIT TE UJIT ME BO ……..MESONI SHUME TE KUPTONI CFAR PASOJE JEP ,NUK I KENI MESU NEPER SHKOLLA ,PER KUJDES FEMER ,MASHKULL .SPEKTE