Të shtunën, këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.
Në një mënyrë krejt befasuese, Rona u martua duke mos bërë shumë zhurmë mediatike, siç rëndom ndodh te këngëtarët e tjerë.
Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar vetëm një fotografi e çiftit nga martesa, e cila u komentua në të gjitha mediat.