SHBA-të duket se janë vënë sot nën obiektivin e bomba-vendosësve, kjo të paktën nga sa po mësohet hap pas hapi nga mediat në këtë vend. Policia e San Diegos po heton një pako të dyshimtë në bulevardin e 6-të, ku ndodhen zyrat e gazetës “San Diego Union-Tribune”.
Ndërtesa ka edhe zyrat e fushatës së senatores Kamala Harris. Nuk dihet ende se për ku ishte adresuar pakoja. Një tjetër pako e dyshimtë u zbulua te ndërtesa “Time Warner”, Nju Jork, ku ndodhen zyrat qendrore të CNN. Stafi u evakuua, por ende nuk është dhënë ndonjë raportim më i detajuar.
Mësohet se pakoja në zyrat e CNN ka qenë e dërguar për te ish-drejtori i CIA-s, John Brennan.
Po ashtu, stafi te zyra e kongresmenes demokrate, Debbie Wasserman Schultz, në Florida është evakuuar për të njëjtat arsye.
Më parë, Shërbimi Sekret amerikan njoftoi se disa pajisje me lëndë shpërthyese u ishin dërguar me postë familjes Klinton, në shtëpinë e tyre në Nju Jork; shtëpisë së Barak Obamës në Uashington, si dhe në shtëpinë e Xhorxh Sorosit.
Stafi i presidentit Trump ka reaguar menjëherë, duke thënë se, po i ndjekin të gjitha përditësimet me kujdes. Shumë politikanë të të gjitha kaheve politike kanë shprehur solidaritet.
Shërbimi Sekret amerikan thotë se disa pajisje me lëndë shpërthyese u janë dërguar me postë familjes Klinton, në shtëpinë e tyre në Nju Jork; shtëpisë së Barak Obamës në Uashington, si dhe zyrave të CNN në Nju Jork.
Ndërkohë, një tjetër alarm është dhënë te zyra e kongresmenes demokrate, Debbie Wasserman Schultz, në Florida. Stafi është evakuuar.
Zyrat e San Diego Union-Tribune po ashtu janë evakuuar pasi kanë vënë re një pako të dyshimtë. Në të njëjtën ndërtesë janw edhe zyrat e senatores Kamala Harris.
E njëjta situatë u zhvillua edhe në shtëpinë e Xhorxh Soros-it, një ditë më parë.