(KUJDES: PAMJE TE RENDA)
Një dado në Ugandë është filmuar fshehurazi duke rrahur dhe shkelmuar fëmijën për të cilin kujdesej.
Fëmija 2-vjeçar ishte i sëmurë dhe nuk pushonte asnjë moment. Pasi kishte ngrënë darkë, fëmija e kishte nxjerrë jashtë ushqimin dhe pas kësaj, 22-vjeçarja Jolly Tumuhiirwe, e ka rrahur fëmijën e vogël, duke e shkelur edhe me këmbë.
Por ky veprim i tij është filmuar nga babai i fëmijës, Erick Kamanzi.
Ky i fundit kishte instaluar në shtëpi një kamera sigurie, që kishte filmuar se si dadoja 22-vjeçare e kishte marrë fëmijën zvarrë dhe e ka goditur me shkelma.
Në 15 nëntor kur ka ndodhur ngjarja, fillimisht u raportua sikur 2-vjeçarja Annela kishte vdekur, por më pas hetuesit bënë të ditur se, ajo është gjallë dhe po përmirësohej nga plagët e marra.
Fëmija ishte rrahur nga dadoja, Jolly Tumuhiirwe, dhe kjo i fundit ishte rrahur nga babai i fëmijës, i cili më pas ishte arrestuar nga policia.
Por pas bërjes publike të videos, ku dukej dadoja duke rrahur fëmijën, akuzat ndaj Kamanzi-t, një punonjës i një organizate në Uganda kanë rënë poshtë.
Tumuhiirwe kishte punuar për tre muaj tek familja Kamanzi dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ajo ushqehet me tub.