Debati i nisur nga Instituti Pashko, Godole: Teza e ‘hakmarrjes” ndaj ish-persekutorëve, sajesë për të vonuar hapjen e dosjeve

Pas botimit të “UET Press” të librit “Zëra nga Errësira” të Eni Vasilit, që sjell dëshmitë rrëqethëse të personazheve që vuajtën në burgje dhe internime, hapet debati i madh mbi të vërtetat e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe personazheve që fshihen nga pas. Jonila Godole, studiuesja dhe drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, i cili ndër objektivat kryesorë ka edhe kulturën e kujtesës, shprehet se elitat e privilegjuara në diktaturë mbetën në pushtet edhe pas 1990-ës dhe nuk kishin dhe as e kanë vullnetin për të zbardhur atë të shkuar. Ajo gjithsesi hapjen e dosjeve nuk e sheh si “luftë” të një pale kundër një tjetre, por nevojë për t’u përballur me të vërtetën.

Jemi 28 vjet që nga përmbysja e sistemit komunist, ndërsa ka vetëm pak që ka nisur hapja e dosjeve, ndonëse me ritëm të ngadaltë. Po tani a mund ta përballojmë të vërtetën?



E vërteta përballohet më mirë kur e njohim atë. Shoqëria shqiptare nuk e njeh dimensionin e plotë të dëmit që diktatura komuniste për gjysmë shekulli na ka lënë peshqesh neve sot, dhe brezave që vijnë nesër. Hapja e dosjeve edhe pse një hap shumë pozitiv dhe i domosdoshëm nuk duhet kuptuar si çelësi magjik për të deshifruar të vërtetën e madhe të diktaturës. Dosjet janë hartuar dhe shkruar nga besnikët e sistemit dhe ofrojnë njohuri mbi mekanizmat represivë të tij, nga këndvështrimi i persekutorit, jo i viktimës. Do kalojë kohë derisa ato të jenë analizuar dhe kuptuar siç duhet. Deri atëherë persekutorët nuk do të jetojnë më, fatkeqësisht as viktimat. Personalisht ajo që publiku nënkupton me “hapje dosjesh” është zbulimi i informatorëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Media sidomos duhet të ketë kujdes të mos e shpërdorojë misionin e saj duke e kthyer debatin në një gjueti shtrigash, nuk duhet të bjerë në këtë kurth, të ngritur me kujdes për të fshehur të vërtetën dhe për t’i lënë viktimat të “hanë kokat e njëri-tjetrit”. Emrat nuk mund të publikohen pa njohur rrethanat rekrutuese për secilin se kështu kam përshtypjen se po rëndohen shumë persona pa të drejtë, ndërsa drejtuesit e djeshëm gëzojnë në hije pensionin dhe frytet e regjimit.

Ndryshe ka ndodhur me vendet e tjera të regjimit komunist. Dosjet u hapën sapo u përmbys pushteti. Pse kjo vonesë në vendin tonë, nga çfarë druhemi që e vërteta të dalë, mos ndoshta një ‘frikë’ hakmarrjeje?

Arsyet për vonesën në rastin tonë janë të kuptueshme. Elitat e privilegjuara në diktaturë mbetën në pushtet edhe pas 1990-ës dhe natyrisht as nuk kishin dhe as nuk e kanë vullnetin për të zbardhur atë të shkuar, ku ata luanin një rol të rëndësishëm. Prandaj ata u përpoqën të largonin vëmendjen e shoqërisë nga ndëshkimi i përgjegjësve të terrorit komunist duke përhapur tezën se gjithë shqiptarët paskëshin qenë “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”. Synimi ishte delegjitimimi i persekutimit të padrejtë ndaj një pjese të shoqërisë. Ky përcaktim çliroi persekutorët, mbështetësit pasivë dhe aktivë të diktaturës si dhe gjithë shoqërinë nga përgjegjësitë. Teza e “hakmarrjes” së viktimave ndaj persekutorëve të tyre apo bashkëpunëtorëve të Sigurimit nuk qëndron dhe është një shpikje tjetër për të vonuar apo bërë të pamundur procesin e ballafaqimit tonë me krimet e diktaturës. Të burgosurit politikë e kanë ditur përgjithësisht kush i ka spiunuar apo kush u ka dalë dëshmitar i rremë në pseudogjyqet e inskenuara. Fakt është që edhe 28 vjet pas rënies së sistemit, janë pikërisht ish-persekutorët ata që po “hakmerren” ndaj viktimave të djeshme duke i lënë ata pa dëmshpërblimin e merituar, pa monumente dhe muzeume, pa drejtësi për vuajtjet që u shkaktuan. Ish-të burgosurit politikë dhe të përndjekurit nga regjimi nuk janë hakmarrë asnjëherë, por është e pafalshme që ata nuk kërkuan – pa asnjë tolerim – drejtësi për krimet e kryera, dënim të përgjegjësve që iu shkatërruan jetën atyre dhe familjeve të tyre.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252