“Sportradar”, kompania që ka përgatitur për tek UEFA, raportet mbi luhatjen e basteve të Skënderbeut dhe fiksimet e ndeshjeve të korçarëve, ka zhvilluar ditën e djeshme një leksion tek ekipi i Milanit.
Kompania zvicerane ka zbarkuar në Milanelo, dhe ka shpjeguar për lojtarët kuq e zi, se si ndodhin mashtrimet sportive në fushë, duke treguar edhe rreziqet apo pasojat për veprime të tilla të palejuara.
Gjatë leksionit, janë shpjeguar se si kryhen edhe këto mashtrime apo fiksime ndeshjesh, duke analizuar edhe bastet sportive.