Përgjegjësja për çështjet e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Rinisë, Etleva Sheshi ka bërë një deklaratë të fortë dje në emisionin e gazetares Ilva Tare në Ora News.
Ajo tha se meqenëse në të gjithë vendet e BE, nga sondazhet ka rezultuar që komuniteti LGBT është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian.
“Meqenëse në Evropë janë 10 % e popullsisë pjesëtarë të këtij komuniteti, edhe Shqipëria nuk ka pse të jetë ndryshe. Kjo ka dalë nga studimet e institucionit të BE që bën sondazhe dhe vrojtime, i specializuar për këtë çështje, nga Këshiili i Evropës që ka rekomandime apostafat për këtë gjë, të cilat Shqipëria si shtet anëtar i ka të miratuara dhe dakortësuara, kështu që mendoj që nuk përbën ndonjë çudi e madhe që në Shqipëri nuk ekziston ky komunitet, për këtë pjesë sa ekziston mendoj që nuk ka vend fare të flasim. Në Shqipëri është e vështirë të bësh studim. Meqenëse në tërë vendet e BE, ky është sondazh me vetedeklarim, ky lloj sondazhi ka rezultuar që është 10 % e popullsisë, atëherë nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri, në një vend që është evropian”.
nuk di nga e ka kete te dhene , dmth sigurine per te , sepse e besueshme pas studimeve te Kinsey pranohet rreth 5%.edhe pse ai e fillon me 10% debatin.