Drejtori i madh i DW takon studentët protestues: Shqipëria në krizë sociale

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle takon studentë protestues në Tiranë. Biseda u fokusua tek kërkesat e studentëve, marrëdhënien me mediat dhe ecurinë e protestës.

Nga Ani Ruçi, Deutsche Welle



Një grup studentësh protestues, nga Universiteti Publik i Tiranës, patën rastin të bisedojnë në librarinë e “E për7shme”, të mërkurën me Peter Limbourg, Drejtor i Përgjithshëm i DW, që së bashku me Adelheid Feilcke, Drejtore për Europën, po vizitojnë Tiranën, për të promovuar programin shqip dhe partneritetin e saj me disa media elektronike të kryeqytetit.

Biseda mes z. Limbourg dhe studentëve  protestues, nga të gjitha fakultetet e Universitetit Publik të Tiranës, u fokusua në kërkesat e studentëve, marrëdhënien me mediat dhe ecurinë e protestës.

Kërkojmë të ndryshojmë sistemin e Arsimit të Lartë

“Kërkesat tona janë më shumë sesa ekonomike. Kërkojmë të abrogohet Ligji për Arsimin e Lartë, jemi për ndryshime të thella në shoqëri. Jemi ngujuar në auditoret e Fakulteteve tona për të rritur presionin ndaj qeverisë për të plotësuar të gjitha kërkesat tona, ku më e rëndësishmja është abrogim i Ligjit, që ne dhe shumë nga profesorët tanë mendojnë që nuk është ligj i mirë. Shumica e anëtarëve të Senatit në Universitetet Publike janë përfaqësues të qeverisë, të Ministrisë së Arsimit dhe jo të Universitetit. Ka përherë kontradikta mes vendimeve të Senateve dhe nevojave tona për infrastrukturë dhe dije cilësore. Kërkesat tona nuk plotësohen me ndryshimin e Ministrit të Arsimit”, thotë Endris Tërbuni, student në degën e Inxhinierisë Komjuterike.

Bora Mema, studente për Histori, në Fakultetin e Filologjisë shton, se: “Senatet, si struktura të autonomisë së Universiteteve Publike, marrin vendime se ku do t’i shpenzojnë fondet. Pjesa më e madhe e tyre shkon për të paguar përfaqësuesit e universitetit në këto senate për takimet dhe mbledhjet e Senatit dhe jo për laboratorë, biblioteka etj. Çdo përfaqësues i tillë merr rreth 200 euro për ҫdo takim. Ka profesorë të korruptuar, kërkojmë vetingun e profesorëve, të korruptuarit jashtë sistemit. Pa ndryshuar Ligji, kërkesat tona nuk mund të plotësohen”.

Financimi nga shteti edhe i universiteteve private – e meta tjetër e ligjit

Por ka edhe një arsye tjetër pse studentët protestues kërkojnë abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. “Ky ligj parashikon financimin, dhënien e fondeve nga qeveria për bursa stiudimi dhe kërkim shkencore të universiteteve private. Kjo kur për arsimin e lartë parashikohen fonde në shumën e 0,5 % të buxhetit të shtetit! Pse? Kur detyrim i qeverisë është të mbështesë arsimin e Lartë Publik? Universitetet Private janë biznese. Shesin diploma që i blejnë ata studentë, që kanë mundësi financiare dhe nuk kanë fituar të drejtën e studimit në universitetet publike”, thekson Bora Mema.

Interesimit të Peter Limbourg nëse në protestën e studentëve marrin pjesë edhe studentë të Universiteteve Private, Bora Mema  i përgjigjet: “një numër i kufizuar”.

“Formula e pranimit në Univesitete Publike sipas ligjit që kërkojmë të abrogohet, favorizon universitetet private. Ligji parashikon që duhet të aplikosh në 10 degë të Fakulteteve të ndryshme të Universiteteve publike dhe private bashkë. Kush ka frikë se nuk pranohet tek Universitetet Publike aplikon tek privatët”. 

Pa dije praktike për të konkurruar në tregun e punës – opsion punësimi Gjermania

Studentët janë të pakënaqur me nivelin e dobët të dijeve që marrin në universitet. “Nuk bëjmë praktikë, marrim vetëm dije teorike në Fakukltetin e Mjekësisë. Fondet harxhohen për konferenca dhe jo për investime për të marrë dije praktike. Mësojmë teori, japim provime, marrim diplomat. Po si do hymë në tregun e punës për të ushtruar profesionin e mjekut? Kush diplomohet në mjekësi mendon vetëm të ikë dhe të punojë në Gjermani. Nuk na jepen alternativa punësimi që të qëndrojmë në Shqipëri. Ka një krizë sociale. Prandaj protestojmë, se duam ndryshimin, duam të jetojmë këtu, të jemi e ardhmja e vendit tonë”, thotë Enri Fero, student në Fakultetin e Mjekësisë.

Media dhe protesta

Protesta e studentëve ka hyrë në muajin e saj të dytë me ngujimin në auditoret e fakulteteve të ndryshme. Duke iu përgjigjur interesimit të z. Limbourg për nivelin e vëmendjes së medias ndaj protestës dhe informimit të publikut, studentët janë në një mendjeje se media ka qenë shumë aktive dhe protesta ka qenë lajm i parë, kur studentët ishin në rrugë. Por tani, që ata janë të ngujuar në fakultete, sipas tyre protesta: “ose nuk mbulohet nga media, ose është lajm i shtatë ose i tetë, madje ka edhe disinformacion për ecurinë e protestës”.

Peter Limbourg theksoi rëndësinë e medias në informimin e saktë të publikut.

Votim i hapur për ecurinë e protestës

Studentët protestues nuk kanë një lidership. Organizohen me anë të medias sociale. Kanë perceptime të ndryshme për rezultatet e protestës: një pjesë duan të plotësohen kërkesat e tyre dhe t’u kthehen auditoreve, të tjerë këmbëngulin për ndryshime më të thella në shoqëri. Flavia nga Fakulteti Ekonomik dhe Romina nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore tregojnë sesi të enjten do të vendoset për ecurinë e protestës.

“Të gjithë studentët do të pyeten dhe do të votojnë nëse janë për vazhdimin e protestës apo për kthimin në auditore dhe fillimin e mësimit. Nëse 51% e studentëve janë për vazhdimin e protestës, ajo do të vazhdojë. Dekanët e fakulteteve kanë deklaruar se në një rast të tillë do të mbështesin studentët. Në rast të kundërt do të rifillojë mësimi”, thotë Romina.

Flavia thotë, se “votimi në Fakultetin e Ekonomisë, që është më aktiv në protestë, u krye të mërkurën. 78% e studentëve janë për vazhdimin e protestestës. Por disa media, pranë qeverisë informuan të kundërtën, se 78% ishin kundër vazhdimit të protestës”, thekson ajo.

Enri Fero nga Fakulteti i Mjekësisë, thotë se opsioni i grevës së urisë nuk përjashtohet. “Për momentin nuk kemi vendosur për grevë urie. Por si opsion ekziston. Nëse shumica e studentëve voton pro vazhdimit të protestës, atëhere do të mendojmë edhe strategjinë”.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252