Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj eshte pritur ne Berlin nga ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer. Pas ketij takimi, ministri Xhafaj shkruan në twitter dhe jep lajmin e mire per vendimin e Gjermanise per negociatat e Shqiperise:
“Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen
Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!”
Merkeli dhe zyrtaret gjerman kane kohe qe jane pro hapjes se negociatave thjesht nuk e kuptoj se si i deformojn fjalet kta opozitaret
Ky thinjoshi ka nje rol shume te rendesishem ne pergjigjet pozitive te Europes me reformen qe bere.
Reforma ne drejtesi dhe operacioni forca e ligjit mbi te gjitha do te jen celsi i cili do te hapi negociatat.