Disa e kanë quajtur atë si policen më të bukur në botë. Por policja gjermane, Adrienne Koleszar është pëpara një ultimatumi.
34-vjeçares i kanë thënë se duhet të zgjedhë, ose të jetë modele, ose të punojë në forcën policore.
Teksa në Shqipëri, forca policore është mbushur me vajza të pashme dhe askush nuk shqetësohet, në Gjermani duket se e kanë problem.
Modelja e Instagramit ka qindra-mijëra ndjekës online.
Pas një takimi me drejtuesit e policisë këtë javë, ata i thanë se duhet të punojë si police, ose të vazhdojë të ndjekë ëndrrën e saj si modele.
Shteti i Saksonisë në fakt ka nevojë të ndjeshme për policë, pasi ka 1 mijë vende pune bosh. Por zonjushës nuk i lejohen të bëjë të dyja.
Ajo duhet të vendosë deri të hënën.