jykata e Korçës ka liruar sot nga paraburgimi autorët e dyshuar të vjedhjes së Katedrales në qendër të qytetit.
Burime për “Panorama” nga Komisariati i Korçës, konfirmojnë se janë liruar, për mungese provash Joni Cigare dhe Genci Arifi. Arrestimi i tyre erdhi pak orë pas reagimit të klerikëve ortodoksë, por policia e Korçës nuk ka pasur prova te mjaftueshme për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të Katedrales nga këta persona.
Pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve, vëllezër me precedentë kriminale, për të cilët do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë, për të parë, nëse provat e grumbulluara nga policia, krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes së objektit të kultit.
Grabitja e Katedrales në qendër te qytetit të Korçës, mbrëmjen e 2 shtatorit, solli reagimin e Mitropolisë së Shenjtë, klerikët e së cilës, e vlerësuan të pamjaftueshme punën e policisë, e cila nuk ka shkuar tek autorët e asnjë objekti kulti të denoncuar si të vjedhur.