Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë ka bërë një bilanc të ekonomisë në pesë vite. Gjatë takimit me gazetarë Ahmetaj u ndal të të gjithë sektorët, nga rritja e papunësisë, rritja e pagave, investimet e huaja, borxhi publik e deri te eurobondi.
Çfarë deklaroi Arben Ahmetaj:
Papunësia u ul në 12,2 për qind. Shqipëria ka patur rritje ekonomike më të lartë në rajon, me 4.5 për qind
Borxhi publik neto është 63,6 për qind, ne fund të dhjetorit 2018, është gati pak më pak se 10 për qind se ditën që e kemi marrë. Këtë e kam krenari politike, personale, profesionale. Ulja e borxhit do të vazhdojë.
Balanca primare është 0.7 për qind. Kjo do të thotë se qeveria Rama dy nuk krijojë borxh të ri, duke i lehtësuar qytetarët. I shërbeu borxhit të vjetër, në 2013 ishte 70,3 për qind.
Të ardhurat, është 1.2 miliard dollar në 2018, më shumë se sa e morëm në 2013. Të ardhura këto në 5 vjet që qeverisë Rama 1 dhe 2.
Investimet e huaja – Ky vit do kapi 1 miliard euro investime të huaja. Do jetë vit rekord.
Numri i bizneseve – 11, 523 biznese të reja neto në 2018.
Fitimi i kompanive – Në 2017 është 196 miliardë lekë, duke u rritur krahasuar me 2016, të 2018 nuk kanë dal ende si shifra. Ekonomia nuk është e mjaftueshme, por ekonomia ka 5 vite vetëm rritje. Por imagjinoni të kundërtën sikur të gjithë grafikët të ishin në rënie.
Kredia me probleme – Më e ulta në 2018 në 12.7 për qind nga 25% që ka qënë në 2014.
Eksportet – Janë rritur eksportet dhe janë rritur shërbimet e eksporteve, kjo është arsyeja pse është forcuar leku. Vetëm makineri dhe pajisje janë rritur 7.5 për qind.
Në 2017, rritja e pagave më e madhe, me 100 milion dollarë, nuk është parë asnjëherë më parë.
2018 një vit i rëndësishëm për ekonominë, ulja e pragut të TVSh, kadastra, ligji për investimet publike, për ish-të përndjekurit, për PPP, reforma e rikualifikimeve, marrëveshja doganore me Kosovën, etj. Një vit shumë i ngarkuar po shumë i suksesshëm.
Eurobondi i viti 2018 është piketë e rëndësishme për ekonominë.
Në daljen e tij për mediat, ministri i Financave në detyrë Arben Ahmetaj i është përgjigjur edhe pyetjes se cila do të jetë e ardhmja e tij pas largimit nga posti ministror. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së SCAN Elisabeta Dosku nëse Ahmetaj do të marrë kryesimin e komisionit të ekonomisë, ai tha se do të vijojë të ushtrojë detyrën e tij në mbështetje të reformave me çdo instrument.
“E ardhmja ime nuk është shqetësim sot për qytetarët. Unë jam deputet, pra pas datës 21 do të jem deputet i Kuvendit dhe do të bëj atë që kam bërë si deputet në vazhdim. Dhe të qenit ministër apo deputet nuk të bën më shumë apo më pak reformator, thjeshtë që një pozicion ka disa instrumenta në dorë, pozicioni tjetër ka diçka në dorë. Të jesh i bindur që nuk do të lë instrument pa përdorur në favor të valës së dytë të reformave të qeverisë “Rama”. Kjo është e sigurtë. Nuk do të pushoj asnjë ditë pa përdorur instrumentat e mi si deputet në Kuvendin e Shqipërisë në favor të reformave që ndërmerr kryeministri Rama”, tha Ahmetaj.
E sa i përket porosive për pasardhësen e nominuar, Ahmetaj tha se ka pasur kontakte me të dhe se “jemi goxha në harmoni të sfidave që ka ministria e ekonomia dhe një kuptueshmëri shumë të plotë”.
Mer dhe kete Istrumentin tim