Një lajm bëri xhiron e rrjetit para pak ditësh në Europë. Një gjahtar në Francë kishte vrarë çiklist britanik. Mark Sutton, 34 vjeç, humbi jetën nga plagët pasi mendohet se gjahtari e kishte ngatërruar me prenë e tij.
Hetimi vazhdon, ndërsa ka dyshime se Sutton mund të jetë vrarë edhe nga një plumb qorr. Por familja e britanikut thotë se ai e meritonte që ta vrisnin si kafshë.
Motra e tij, Katie Toghill, 32 vjeç, tha se gjahtari i bëri një nder familjes duke e vrarë. Ajo tha se ai e kishte përdhunuar dhe rrahur disa herë.
Sutton u largua jashtë vendit pasi u zu me mamanë dhe motrën e tij disa vite më parë. Nëna e tij, Katrina, tha se i biri ishte një monstër.
Kurse Katie tha se është e gëzuar që ai vdiq.
“Është një lirim nga një barrë e madhe. U çliruam pasi e dimë që nuk do na lëndojë më”. “E meritonte ta vrisnin si kafshë. Ai ishte kafsha më e madhe aty. Është karma dhe e dija që do e kapte një ditë”.
“Më vjen keq që vdiq shpejt, do të doja të torturohej deri në vdekje”.
Sutton u vra me një plumb të veëm teksa ishte me biçikletën e tij malore në resortn ‘Les Gets’. Ai kishte një restorant në atë zonë ku ishte vendosur me partneren para gjashtë vitesh. Mendohet se ajo nuk e dinte për të shkuarën e tij.
Gjahtari 22-vjeçar ëshë shtruar në spital pasi ka mbetur i shokuar. Ai është nën hetim.