Kryeministri Edi Rama dha dje një intervistë për rrjetin e njohur Euronews.
Këta të fundit insistuan sidomos tek çështja e lirisë së medias.
Duke cituar raportin e “Reporterëve pa kufij”, ata e pyetën Ramën për fyerjet që lëshon ndaj mediave, duke i quajtur kazan, helm dhe armiq publik.
“Kur them ‘kazan’, e kam fjalën për lajme false, pasi nuk përkthehet mirë në shqip. Nuk kam fyer kurrë një gazetar,” tha Rama.
Por Euronews insistoi, duke e pyetur se përse thuhet se standardet janë manipuluar në favor të qeverisë.
“Ky është një tjetër budallallëk”, tha ai.
“Media po gënjen shumë këto ditë, ky është problemi”.
Të mërkurën, teksa po fliste për çështjen e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij, Rama vazhdoi sulmet.
“Gojë të shqyera të politikës fekale dhe fekaleve të kanaleve mediatike,” tha Rama për audio-përgjimin.
rama ka lind ne qenefin negjmije mu ne grop ku ka dhjer stalini,prandaj kazan e fekale i ka ne shpirt.