Nga Ervis Iljazaj
Shqipëria po kalon një atmosferë të përgjithshme vettingu, ose e thënë ndryshe një proces ku parashikohet pastërtia e figurave, kryesisht në pushtetin gjyqësor. Deri më tani askush nuk mund ta mohojë që ky proces në fushën e drejtësisë është një proces i suksesshëm, gjë të cilën e theksojnë dhe raportet ndërkombëtare.
Në këtë frymë, vettingu duhet të futet edhe në politikën shqiptare, për të dhënë mesazhin e saj se kjo çështje është marrë seriozisht.
Dhe, vettingu i politikës duhet të fillojë më së pari nga Qeveria, kryesisht nga ministrat tetëvjeçarë, të cilët kanë menaxhuar para të qytetarëve shqiptarë për shumë vite.
Është momenti që mazhoranca për hir të politikës së brendshme ose të asaj të jashtme, duke patur parasysh pritjen e hapjeve të negociatave, të ripërtërijë forcat e qeverisjes së saj.
Historia e tranzicionit shqiptar ka treguar se, ministrat që rrinë për shumë vite në një pozicion ulin rendimentin e punës së tyre. Kjo është e natyrshme, pasi motivimi për të qeverisur pas shumë vitesh në krye të ministrisë sa vjen e ulet. Jo vetëm kaq, por shpeshherë, ministrat shumëvjeçarë rivalizojnë me Kryeministrin dhe linjën e tij të përgjithshme politike për të cilën është përgjegjës, sepse akumulojnë pushtet politik të madh.
Këtë gjë, Edi Rama duhet ta bëjë si kusht të domosdoshëm për të treguar vullnetin se, pastërtia e figurave duhet të fillojë pikërisht nga qeverisja. Kjo është në të mirë të mazhorancës, të procesit të integrimit dhe qytetarëve shqiptarë.
Tashmë është e qartë se, pozicioni i mazhorancës dhe vetë Kryeministrit Rama është në vështirësi përpara opinionit publik. Për shkak të akuzave që vijnë në drejtim të ministrave të tij të brendshëm, atij paraardhës dhe aktualit, kredibiliteti i kësaj qeverie, me shumë mundësi në këtë moment është vënë në diskutim.
Sepse, ashtu si ka ardhur situata, është e i paimagjinueshme që ministri Xhafaj të vazhdojë të jetë akoma në krye të detyrës për shumë arsye. Në këtë kuptim ai, ose duhet të japë dorëheqjen ose Kryeministri duhet ta shkarkojë.
Është e paimagjinueshme, që Partia Socialiste, e cila përfaqëson gjysmën e qytetarëve shqiptarë, të mos ketë mundësi që në një post të tillë kaq të rëndësishëm të vendosë një person, familjarët e të cilit mos të jenë të implikuar me trafikun e lëndëve narkotike.
Me gjithë respektin si person për Xhafajn, por edhe për punën e tij në Ministrinë e Brendshme, që për shumë arsye është për t’u lavdëruar, është normale dhe detyrë e gjithsecilit, të kërkojmë një vend ku vëllai i ministrit të mos jetë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Sepse qartazi, ka një konflikt të pastër interesi.
Aq më tepër kur ky ministër ka filluar procesin e vettingun për çdo polic të Republikës së Shqipërisë, dhe shumë mirë që e ka bërë. Por, është jo morale që, policit më të thjeshtë t’i kërkohet dhe qindarka e fundit për të dhe familjarët e tyre, dhe kjo gjë mos të vlejë për vetë Ministrin.
Në këtë kuptim, Kryeministri Edi Rama është përpara një momenti të vështirë, nga i cili mund të dalë vetëm me një akt të fortë politik dhe vullnet për t’u treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se ka aftësinë për të riparë zgjedhjet e tij, anëtarë të kabinetit, sa herë që e kërkon interesi i vendit.
jashte ëdo diskutimi qe kontrolli I personave te shtetit dmth I atyre qe na qeverisin e na gjykojne duhet bere, Ligje per kete ka pasur. Per te hequr pergjegjesine qe kjo nuk eshte bere shpiku Vetingun, si fushate te stergjatur.
Kjo nuk fillon me policet por, me qeveritaret e se pari me Edvinin.
Se dyti ne se ka raste flagrante dhe me paraardhesit e aferm (RRuga e Kombit, Gerdec..21 janar, CEZ, Cek Up e te tjera e te tjera..
rrem rrugen e kombit e ke aty,gerdeci ishte fatkeqsi qe e beri shoku i rames delijorgji qe merr edhe sot kulla nga rama e veliaj,21 janarin e beri rama per karrik te vet,por dhe meten nga hajn me ze dhe figur edhe pse i tha meta bastard e kokpalare e beri president.rrem autostrada e kosives me 70 kilometer ka kushtuar nje miljard e 400 miljon,pa asnji tunel,dhe me nja dy tre ura,nga mbi 20 e ca ura qe ka rruga e kombitdhe ne terren shum te veshtir me at te kosoves qe pothuaj ishte fush.1,2 miljard 120 kilometer.mos degjo propaganden e komunisteve rama,xhafa,balla ,ruqi.rriga e kombit sjell 3 miljon deri 5 miljon turist ne vit.
qe te jesh I qet….lexoje mire. them filloje nga aktuali.
Rruga ka se pakut 400 deri 500 million Euro te zhdukura, ndersa per kosto prit kur te mbaroj, se paku nga Miloti ne Morine.
Heto ka as ka Projekt, procese te punumeve te fshehura, preventive e situacion pastaj fol.
Gërdecin mos e luaj….aq me keq qe perdoret Delijorgjin…dhe gocen e Fahriut e tj.
NESE DONI INFO. GERMONI ME TEJ PER FATMIR XHAFEN .HETONI PER NJE PALLAT 10 KATE NE VLORE PRANE SHKOLLES INDUSTRIALE.SHIKONI I KUJT ESHTE AI TRUALL .SHIKONI KUSH E KA HIPOTEKUAR ATE PALLAT .PYESNI ARBEN BRESHANIN, NDERTUESIN. PATJETER QE DO TE GJENI TENTAKULAT E FATMIR XHAFES, KETI ENVERISTI TE HERSHEM I REKRUTUAR NGA SIGURIMI QE NE SHKOLLE TE MESME ME ANE TE ZENUN SHALARIT. JANE TE THELLA KETO PUNE. NESE DONI VETING SHKONI NE HIPOTEKE DHE KERKONI SA APARTAMENTE KA FATMIRI DHE FAMILJARTE E TIJ.
Po ta kishte seriozisht Rama dhe ata që i mbajnë iso, vetingu do të fillonte nga” i Gjati” , duke dhënë shembullin personal, por sikur të ndodhte kjo qeverria rrumpallë do të binte menjëherë, sepse ata të gjithë , thuajse janë njësoj , me pak përjashtime. Nuk e shikoni , nuk e dëgjoni se si reagon sa herë plasin skandale spektakolare? Nuk u bindët ende si i mbron të gjithë kriminelët, me Frroka e me Ndoka , me Rrosha , Tahirë e Xhafa? Ata që i lavdron shumë, detyrohet t’i pushojë nga puna “për merita të veçanta”, gjoja, ” me ngritje”.Na thotë se ky që pushova, ishte më i miri!? E ky që mbeti, qen qafiri.E gjithë kjo që po ndodh është një lojë e pistë mafioze. Por asgjë e ndershme e serioze. Nuk ka veting as reformë. Ka vetëm broçkulla dhe çorbë për qentë e rrugëve. Ai po korr ato që ka mbjellur. Duhet kthyer gjëja e vjedhur. Edhe pse mendja i ka pjerdhur.
Iku dita erdhi nata,
prit të presim moj e ngrata.
Futja po* dhë e grij sallatë,
sa të kalojë edhe kjo natë.