Sekuestrohen pasuritë e Elton Kilës,alias Kastriot Kila, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale. Vlera e blerjes së pasurisë kap shumën e 70 milionë lekëve të reja, por prokuroria thotë se vlera aktuale e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe
Me kërkesë të prokurorisë Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:
1. Një ndërtesë 5-katëshe, me sipërfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan
2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan
3. Një siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.
4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.
Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 leke te reja.
Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë here më e madhe.
Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.