Diaspora shqiptare në ditën e dytë të protestës para godinës së kryeministrisë ka përçuar mesazhe të qarta për qeverisjen dhe aktorët politikë në vend.
Ata u shprehën se kryeministri Edi Rama ka mbaruar, ndërsa bënë thirrje që të shporret një orë e më parë kjo klasë politike, që po mban peng të gjithë shqiptarët.
“Ky kryeministër ka mbaruar, ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen e t’i shporrin, te vënë një standard, mos i lini më shumë nëse nuk mbajnë premtimet”, tha një protestues.
Për protestën ka reaguar edhe deputeti socialist, Pjerin Ndreu.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ e ironizon protestën e diasporës, duke i quajtur protestuesit “emigrantë të bashkisë Kamëz”.
Postimi i Pjerin Ndreut
Emigrante te bashkise Kamez dhe ca te frymezuar partiake qe kane humbe vulen e hajdutllekut me ikjen nga pushteti ne 2017 i shof ne bulevard ! Na hapen barkun tu harxhu leke per te mbushe sheshin. Te ndihmonin ndonje familje ne nevoje sa vrerosen pa dite as vete perse !